Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Olldashi Depoziton Kallzimin Penal Për Ish-Ministrin E Transporteve, Spartak Poçi
English

Ministri Olldashi Depoziton Kallzimin Penal Për Ish-Ministrin E Transporteve, Spartak Poçi

-Kallzimi penal është bërë në lidhje me kontratën e nënshkruar me "General Electrics Transportation System, Athena"- TIRANE 17 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal ndaj ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi për veprën penale "shpërdorim detyre" e kryer gjatë komunikimit me "General Electrics Transportation System, Athena" (ILIRIA Consortium) S.a. Për këtë kallëzim penal është vënë në dijeni edhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, "Olldashi me cilësinë e zyrtarit që ka marrë dijeni për çështjen, respektivisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC në Romë (përfundimtar), dokumentacionit të depozituar nga përfaqësues të shtetit Shqiptar dhe Avokaturës së Shtetit pranë kësaj dhome dhe fakte të lidhura me këtë gjykim, ka dyshime të arsyeshme në kryerjen e një krimi, që i kushton sot të paktën 12 milion euro Shtetit Shqiptar, faturë që rritet çdo ditë për shkak të interesave", thuhet në njoftimin zyrtar të MPPT-së. Sipas MPPT-së, komunikimi që mban firmën e Poçit dhe mosparaqitja e tij personalisht në gjykimin e Arbitrazhit sipas rregullave proceduriale për të dhënë sqarimet e nevojshme për këtë komunikim, paraqitur nga "General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) S.a, kanë qenë të rëndësishme për vendimin. Mosmarrëveshja objekt shqyrtimi në Gjykatën e Arbitrazhit ka qenë kontrata e datës 15 shtator 2003 për modernizimin e seksioneve të Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe Aeroportit Rinas. Sipas MPPT-së, "njoftimi për të proceduar", komunikimi i ish ministrit Poçi, i datës 3 dhjetor 2003, ku kërkohej procedimi i menjëhershëm i një pjesë të kontratës, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, respektivisht në mungesë të dhënies së pëlqimit (ratifikimit) në Kuvend të marrëveshjes së huasë, pjesë përbërëse e kësaj kontrate, ka shërbyer në mënyrë të veçantë si provë në favor të "General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) s.a, kundër Shtetit Shqiptar në këtë proces. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Olldashi i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë krim, që penalizon pa të drejtë buxhetin e shqiptarëve dhe dëmton interesat ekonomike të Shtetit./n.m/
KOMENTE