Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshon kreu i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes
English

Ndryshon kreu i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Tiranë, 17 maj 2010 NOA - Në komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua një ceremoni e veçantë, ajo e ndërrimit të komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në ceremoni ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Arben Imami, zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Maksim Malaj, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të Forcave të Armatosura, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të KUBIC, si dhe të ftuar të tjerë.

Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Edmir Kapidani, lexoi dekretet e Presidentit të Republikës për lirimin nga detyra e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të gjeneral brigade Sandër Lleshi dhe emërimin e tij në detyrën e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, si dhe për lirimin nga detyra e komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar të gjeneral brigade Agim Lala dhe emërimin e tij në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, theksoi se tanimë kemi hyrë në vitin e dytë të anëtarësimit në Aleancën prestigjoze të NATO-s.

E përmend këtë fakt, tha ai, sepse tanimë krahas krenarisë së ligjshme që na jep, na kërkohet njëherësh që të jemi shumë të ndjeshëm për përgjegjësitë. Krahas përfitimeve ne jemi e duhet të jemi shumë më të ndërgjegjshëm për të zhvilluar nivelet e ambicies, natyrisht me kapacitete të balancuara, për të rritur kontributet në kuadër të Aleancës, BE-së dhe OKB-së.

“Sot ne konstatojmë se një pjesë e madhe e juaja, kanë formuar tashmë një përvojë pjesëmarrjeje në misione dhe operacione ndërkombëtare. Por në një të ardhme jo shumë të largët, ne do t’i rrisim nivelet e pjesëmarrjes në dy drejtime: në numër trupash dhe në përmbajtjen dhe karakterin e detyrave, që ato do të zgjidhin në krah dhe bashkë me forcat aleate”, - tha z.Imami.

Duke folur për zhvillimet në Forcat e Armatosura, ministri u shpreh se kemi bërë hapa të mëdha cilësorë në strukturën e personelit, duke kaluar përfundimisht në një forcë profesioniste. Kalimi në forcë tërësisht profesioniste do të shoqërohet domosdoshmërisht me përmirësimin e ndjeshëm të sistemit të menaxhimit të personelit, përmes politikave konkurruese e nxitëse, në interes të rritjes cilësore e të performancës në misione e operacione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në fund të fjalës së tij, ministri Imami vlerësoi punën disa vjeçare të dy gjeneralëve, të gjeneral brigade Sandër Lleshi dhe gjeneral brigade Agim Lala, të cilët me përvojën e tyre të gjatë do t’i dhe çojnë më tej arritjet institucionale në pozicionet e reja ku ata emërohen.

Më pas, në prezencën e shefi të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Maksim Malaj u zhvillua akti i dorëzimit të flamurit të Komandës së Doktrinës komandantit të ri të kësaj komande. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ka akorduar gjeneral brigade Sandër Lleshi “Medaljen e Komandantit”.

Në fund të ceremonisë gjeneral brigade Sandër Lleshi dhe gjeneral brigade Agim Lala kanë shprehur falenderimet e tyre për vlerësimet që u janë bërë në emërimet në detyrat e reja.

r.n/NOA

KOMENTE