Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjela protestuesve: Bashkëluftëtarë!
English

Ngjela protestuesve: Bashkëluftëtarë!

Tiranë, 17 maj, NOA – Duke i cilësuar si “bashkëluftëtarë” protestuesit e opozitës, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, në fjalimin e radhës para tyre, ka deklaruar se së bashku “po luftojnë për një kauzë të madhe e cila ka hyrë në histori”.

“Ju po bëni veprën më të madhe që nga Pavarësia e Shqipërisë, pasi e gjithë kjo histori ka qenë në dekadencë sepse ne nuk na kanë drejtuar elitat që kanë dashur popujt”, tha ai.

Ndërsa ka shtuar lidhur me elitën që ka mbështetur mazhorancën në këtë situatë, se ata nuk janë veçse “njerëz të paaftë që duan të jetojnë me vjedhjen e madhe prej së cilës duan të marrin thërrimet”.

Duke kaluar më pas në akuza direkte ndaj kryeministrit, Ngjela tha se pushteti që ai drejton duhet rrëzuar pasi nuk është pushteti që buron nga vota e popullit, por nga një mashtrim i madh të cilin ia vlen të luftosh.

n.e/NOA

KOMENTE