Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha të reflektojë, jo reagim me kokëfortësi
English

Rama: Berisha të reflektojë, jo reagim me kokëfortësi

Tiranë, 17 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka theksuar se gjetja e zgjidhjes politike duhet të bëhet në bazë të arsyes dhe jo kokëfortësisë së mazhorancës.

Në deklaratën e bërë sot pas vizitës së përditshme të grevistëve në spital, Rama ka theksuar se greva dhe qëndrimi i PS-së do të vijojë pa afat.

Duke shprehur mirënjohjen për gjithë grevistët, Rama shtoi se janë shumë ata që duan të hyjnë në grevë urie.

“Greva do të intensifikohet dhe do të vazhdojë, sepse plot e plotë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë dhe padurimin për t’u bërë pjesë e kësaj çadre. Apeli im është për ta zgjidhur me forcën e arsyes këtë krizë”, - u shpreh z.Rama.

Kreu socialist e ka cilësuar si dritëshkurtër mënyrën sesi mazhoranca ka argumentuar qëndrimin e saj për mos hapjen e kutive.

“Zgjidhja është forca e arsyes. Të bëjnë transparencë dhe t'i hapim rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pa humbur kohë të çmuar”, u shpreh z.Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE