Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të ngujuarit aktual do t’i zëvendësojmë me grevistë të tjerë
English

Rama: Të ngujuarit aktual do t’i zëvendësojmë me grevistë të tjerë

Tiranë, 17 maj, NOA – Ndërsa fliste për forcën e arsyes dhe jo arsyen e forcës, si elementët që duhet të sjellin zgjidhjen e krizës politike, Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka zbardhur dhe një pjesë të zhvillimeve të pritshme në kampin opozitar.

Në prononcimin e dhënë për mediat gjatë vizitës te grevistët në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, Rama u shpreh se në mungesë të zgjidhjes politike, opozita do t’i zëvendësojë grevistët aktual me të tjerë duke vijuar në mënyrë të pandërprerë grevën.

“Greva do të intensifikohet dhe do të vazhdojë, sepse plot e plotë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë dhe padurimin për t’u bërë pjesë e kësaj çadre”, tha kreu i PS-së.

Ai ka shtuar se “plagët e qëndresës do shtohen çdo ditë". Në këtë mënyrë lidershipi i Partisë Socialiste ka konfirmuar se opozita nuk do të bëj kthim mbrapa nëse nuk plotësohen kërkesat e saj.

Që nga nisja e grevës dhe deri ditën e sotme janë larguar nga ambientet e saj rreth 50 grevistë.

m.xh/NOA

KOMENTE