Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Zgjidhja E Krizës Qëndron Tek Forca E Arsyes
English

Rama: Zgjidhja E Krizës Qëndron Tek Forca E Arsyes

TIRANË, 17 Maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, tha sot se zgjidhja e krizës në vend qëndron tek forca e arsyes dhe jo tek arsyeja e forcës. "Zgjidhja e krizës është forca e arsyes dhe jo arsyeja e forcës. Të bëjmë transparencë dhe t'i hapim rrugë çlirimit të zgjedhjeve, normalitetit demokratik dhe një perspektive të re për shqiptarët, pa humbur kohë të çmuar, pa krijuar plagë të reja të panevojshme dhe pa u vendosur kokëfortësisht në një pozicion, ku nuk ka asnjë arësye, po vetëm një kokëfortësi që nuk dëshmon interesat e njerëzve", tha për mediat kryetari i PS-së, pasi vizitoi grevistët e shtruar në Qendrën Spitalore 'Nënë Tereza'. Gjatë mesditës së sotme, deputetja greviste e qarkut të Beratit, Ermonela Felaj, u dërgua në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore në ditën e 17-të grevës së urisë. Më herët, tre grevistë të tjerë u transportuan drejt QSUT-së për të marrë atje trajtim mjekësor më të specializuar./a.s/n.m/
KOMENTE