Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Obama Nxjerr Një Ligj Për Lirinë E Shtypit Duke Nderuar Daniel Pearl
English

Shba - Obama Nxjerr Një Ligj Për Lirinë E Shtypit Duke Nderuar Daniel Pearl

UASHINGTON, 17 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti Barack Obama nxorri sot një ligj për lirinë e shtypit të cilin e quajti me emrin e Daniel Pearl, në prani të familjes së gazetarit amerikan të vrarë në Pakistan në vitin 2002, njoftoi një gazetar i AFP-së. Gjatë një ceremonie të shkurtër në Zyrën Ovale, Obama e nënshkroi këtë ligj që kërkon nga Departamenti i Shtetit që të japë më tepër hollësi në raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriut, për situatën e lirisë së shtypit në të gjitha vendet e botës dhe të përcaktojë vendet ku ai cënohet. "Ky ligj jep një mesazh të fortë për vlerat themelore lidhur me lirinë e shtypit", u shpreh Obama, i rrethuar nga të afërm të Daniel Pearl: prindërit e tij, dy motrat, e veja Mariana dhe djali i tyre 7-vjeçar, i cili lindi tre muaj pas vrasjes së gazetarit. Presidenti i bëri homazh familjes Pearl duke u shprehur qartë se "pavarësisht nga vdekja e Danielit, mesazhi i tij vazhdon të ekzistojë". Daniel Pearl drejtonte zyrën e "Wall Street Journal" për Azinë Jugore. Ai u rrëmbye në janar të vitit 2002 në Karaçi ku u përpoq të hynte në kontakt me militantë islamikë. Ekzekutimi i tij është filmuar dhe publikuar në disa faqe islamike interneti. /I.Pu.
KOMENTE