Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tajlandë - Vdes Gjenerali Që Drejtonte Protestat Antiqeveritare Të Këmishëkuqve
English

Tajlandë - Vdes Gjenerali Që Drejtonte Protestat Antiqeveritare Të Këmishëkuqve

BANGKOK, 17 maj /ATSH-AFP/ - Gjenerali disident tajlandez, Seh Daeng, i cili u plagos rëndë në kokë, ndërkohë që ndodhej me manifestuesit antiqeveritarë në Bangkok, vdiq sot në mëngjes, njoftuan shërbimet e shpëtimit. "Ai vdiq sot në mëngjes'', theksoi një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit. Gjenerali 58-vjeçar, me emrin e vërtetë Khattiya Sawasdipol, u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore të enjten në darkë pasi mori një plumb në kokë ndërkohë që po intervistohej nga një gazetar në lagjen e pushtuar nga këmishëkuqtë, që prej fillimit të muajit prill. Gjenerali, i pezulluar që prej muajit janar, mori drejtimin e partisë së këmishkuqve mes të cilëve gëzonte një popullaritet të madh dhe drejtonte operacionet e sigurisë në zonën e pushtuar pavarësisht zhgënjimit nga disa liderë të lëvizjes./ /ec/ a.jor.
KOMENTE