Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trashani: Edi Rama Po Punon Dhe Vepron Jashtë Ligjit
English

Trashani: Edi Rama Po Punon Dhe Vepron Jashtë Ligjit

TIRANË, 17Maj/ATSH/.- Deputetja e Partisë Demokratike (PD), Arenca Trashani akuzoi sot kryetarin e Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama se po përpiqet prej dhjetë muajsh të bllokojë Shqipërinë duke punuar e vepruar jashtë çdo ligji juridik, logjik e njerëzor. Në deklaratën e saj deputetja Trashani akuzon Ramën se "është jashtë ligjit" pasi sipas saj, po "bllokon rrugët dhe pengon qarkullimin e qytetarëve, po refuzon sistemin kushtetues e ligjor, sistemin e drejtësisë dhe së fundmi edhe sistemin shëndetësor të këtij vendi". "Ti ju kundërvure të gjithë Elitës së Kombit, që i tha "stop" ngujimit në mes të bulevardit dhe këtu je jashtë etikës dhe logjikës njerëzore. Si ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë, po të them: mblidh çadrat dhe ik nga rruga, se Tirana është dhe do të jetë një qytet europian në Europë", tha Trashani në deklaratën e saj për mediat./m.m//n.m/
KOMENTE