Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vazhdon Greva E Urisë E Opozitës
English

Vazhdon Greva E Urisë E Opozitës

TIRANË, 17 Maj/ATSH, A.Struga/.- Greva e urisë e 21 deputetëve të Partisë Socialiste dhe e rreth 180 mbështetësve të tyre që po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë selisë së Kryeministrisë, hyri sot në ditën e 17-të saj. Sot në mëngjes, grevisti Agim Seva, simpatizant i PS-së, u transportua drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, duke e çuar në 48 numrin e grevistëve të dërguar deri tani në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për trajtim mjekësor të specializuar. Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia tha sot për mediat se, gjëndja shëndetësore e grevistëve po rëndohet, por ato kanë vullnet për të shkuar gjer në fund për plotësimin e kauzës së tyre. "Grevistët kanë dobësi të përgjithshme, gjendja shëndetësore është e rënduar, por kanë moral të lartë dhe vazhdojnë të insistojnë", tha ai. Greva e urisë vazhdon prej më se dy javë, por ende nuk ka një kompromis mes forcave kryesore politike. Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha mohoi që mes maxhorancës dhe opozitës të kishte një draft kompromisi për zgjidhjen e situatës, të cilën duhet ta merrte në konsideratë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë disa deklarateve të fundit të diplomatëve ndërkombëtarë në Tiranë. Po atë ditë, kryetari i PS-së, Edi Rama në konfirmim të objektivit të opozitës për transparencën e zgjedhjeve kërkoi hapjen e kutive të të gjithë dokumentacionit zgjedhor, duke shtuar se kutitë e votimit i lihen në dorë një pale të tretë, siç është Komisioni i Venecias. Dje, Partia Demokratike e hodhi poshtë këtë propozim të PS-së përmes kryetarit të grupit parlamentar, Astrit Patozi, i cili e cilësoi atë si "dhunimin e radhës të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit". /n.m/
KOMENTE