Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zimmon: Zgjedhjet, policia e kreu punën në mënyrë të shkëlqyer
English

Zimmon: Zgjedhjet, policia e kreu punën në mënyrë të shkëlqyer

Tiranë, 17 maj, NOA - “Policia e Shtetit ka kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën e saj gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri vitin e kaluar dhe ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për menaxhimin me sukses të situatës aktuale duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”.

Ky vlerësim u shpreh nga zv/drejtori i Përgjithshëm i ICITAP, Garret Zimmon, i cili u prit sot në një takim të veçantë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

Ky i fundit e njohur funksionarin e huaj të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, me arritjet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit, modernizimin e sistemit të kontrollit kufitar, të sistemit të të dhënave të informacionit kriminal, përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale etj.

Basha nënvizoi se sfida në vazhdim e Policisë së Shtetit është gjurmimi dhe goditja e aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar.

Duke theksuar faktin se këto arritje janë fryt edhe i ndihmës së pakursyer dhe asistencës së misionit të ICITAP në Shqipëri, Ministri Basha shprehu falenderime të veçanta për qeverinë e SHBA dhe Programin Ndërkombëtar të Asistencës, Trajnimit dhe Hetimit Kriminal, ICITAP.

Në fund, zv/drejtori i Përgjithshëm i ICITAP, Garret Zimmon vlerësoi progresin e Policisë së Shtetit në të gjitha fushat si dhe garantoi mbështetje të plotë për misionin e ICITAP në Shqipëri në zbatimin e programeve të asistencës, trajnimit dhe ndihmës për policinë shqiptare në realizimin e objektivave të saj.

n.e/NOA

KOMENTE