Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dj Tom Boxer: Shqipëria Vend I Bekuar... Kujdesuni Për Të!
English

Dj Tom Boxer: "Shqipëria Vend I Bekuar... Kujdesuni Për Të!"

TIRANË, 18 Maj /ATSH- Edmond Prifti/- E ngjizur nga muza në plazhet e largëta të Bahamasit, dashuria mes "Morenës dhe Antonias" është hiti "Top Dance" më i njohur i momentit në mbarë botën. DJ dhe kompozitor, 31 vjeçari rumun Tom Boxer e realizoi këtë hit brenda një kohe të shkurtër pas rikthimit të tij nga pushimet. Në më pak se dy javë nga dalja në treg e kësaj kënge, e rrymës "Electro", "Morena, my love" arriti të ngjitej në krye të klasifikimeve evropiane në kategorinë "Top Dance". Tom Boxer dhe Alexandra, partnerja muzikore më e re e DJ-it dhe kompozitorit të mirënjohur rumun, ishin të ftuar në një event muzikor në një kompleks në afërsi të Tiranës dy net më parë. Në një intervistë për ATSH-në, artistët rumunë e konsideruan eksperiencën e parë në Shqipëri si tejet "ekzotike". "Ju shqiptarët keni fat! Më besoni, pasi keni një vend të bekuar me det, me temperaturë të ngrohtë e gjelbërim. Dua të them vetëm që të keni kujdes për vendin tuaj dhe të përfitoni nga kjo gjë. Do preferoja të vija sërish këtu. Mbase muajin tjetër do të jemi sërish, por do preferonim t'i shëtisnim paksa edhe qytetet e tjera shqiptare. Mbase, mbase edhe për turizëm në qoftë se do të gjejmë kohë midis koncerteve tona verore". Tom Boxer ka dhënë përshtypjet e tij dhe rreth mikpritjes shqiptare, duke u shprehur se "njerëzit janë tepër fantastikë këtu. Na ngritën në ajër. Kemi qenë në shumë shtete dhe të betohem se nuk kërcehet dhe nuk kënaqesh si këtu... U emocionova akoma më shumë kur njerëzit qëndronin përreth skenës së hapur e kërcenin, ndonëse filloi të binte shi dhe të bënte ftohtë. Por, nuk pashë njeri të largohej. U ndjeva sikur të ishte 40 gradë aty jashtë... Po ashtu, flasin anglisht shkëlqyeshëm dhe janë kuriozë për gjithçka ndodh përreth tyre". I pyetur nga ATSH se ku ndodhet Antonia, vokalistja e tij, Tom Boxer ka "imituar" barkun paksa "të stërmadh" me duar, duke thënë "ajo është shtatzënë... dhe prej disa javësh e zëvendëson partnerja ime me zë po aq të mrekullueshëm, Aleksandra". DJ, kompozitor e njëherazi edhe regjisor i videoklipit "Morena, my love", Boxer ka "rrëfyer në imazhet video një dashuri magjike mes dy femrave". Lidhur me këtë, ai ka shtuar se "nuk kam njohur deri më sot ndonjë mashkull, i cili të më thotë se nuk është interesante dhe magjike dashuria mes dy qenieve femra. Unë kështu e konceptova dhe ashtu mendova ta realizoja videoklipin. Ai i kushtohet tërësisht partneres sime Kristinës, e cila shfaqet në fund të videoklipit duke u puthur me Antonian...". Për qindra të ftuarit në mjedisin e hapur në periferi të Tiranës, ata performuan për afro dy orë hitet e tyre më të mira: "Morena, my love", "Brasil" apo "A beautiful day". DJ Tom Boxer remiksoi më tej në pultin profesional "Pioneer" disa nga hitet më të mirënjohura ndër vite të rrymës House, Electro e deri te Chillout Dub Drones. Biografi DJ, vokalist, kompozitor dhe producent muzike, Tom Boxer njohu telat e kitarës për herë të parë në moshën 5-vjeçare. Influenca e stilit dhe e miksimeve të tij muzikore, është vija melodioze e bukur, pavarësisht në se ajo është folk, rock, punk, pop, jazz, hip hop apo dance. Kënga e tij "A beautiful day", vijon të jetë në top hit-et muzikore të disa prej shteteve evropiane, duke i shtuar suksesin edhe nga videoklipi i ideuar dhe realizuar nga vetë Tom Boxer. Në mesazhin kryesor që ai përcjell, ndërsa këndon dhe mikson këngët e tij thuhet: "dashuri e pastër për Zotin, Universin dhe Njerëzit", ndërsa në faqen personale në My Space, ai shton "besoj në diçka; në çdo gjë, pavarësisht sa e vogël apo e madhe është ajo. Është e vetmja mënyrë se si mund të ndihem i lumtur. Dhe të ndihesh i lumtur është i vetmi qëllim në jetë". Në pasaportën e tij shkruhet: Cosmin Simionica, ndërsa emrin e artit Tom Boxer ai e mori në Londër, ku edhe jetoi për disa vite, duke punuar si DJ. Përfundoi studimet në Liceun e Informatikës "St. Odobleja" në qytetin e Kraiovës, ndërsa më pas përfundoi studimet në Fakultetin Juridik, profesion të cilin nuk e praktikoi kurrë. Punoi disa vite në radio si DJ dhe në produksion, por hoqi dorë dhe vendosi të kompozojë dhe prodhojë vetë pjesët e tij muzikore. DJ Tom Boxer ka bashkëpunuar edhe përkrah të famshmit Mike Tyson. Në Rumani, ai doli në skenën muzikore në vitin 2004, ku edhe nxori në treg albumin e titulluar "Caciulâ p-o ureche" (Kapuç mbi vesh). Në vitin 2007, DJ Tom Boxer zgjeron eksperiencën e tij dhe "remarkon" botën e showbizit si producent. Fillon kësisoj bashkëpunimin e parë me artisten rumune Anka Pargel (Anca Parghel) dhe Majk Dajmondz (Mike Diamondz) - Dream City. "Dream City - Deep in Love" me Majk Dajmondz, ishte gjithashtu një pjesë tjetër muzikore e mirëpritur, me një videoklip të realizuar pikërisht nga Tom Boxer. Në albumin "Zamorena" ai përfshin edhe këngën "Brasil"; një këngë e kompozuar për Eurovision, por e cila nuk kaloi fazën përzgjedhëse, duke mbetur në listën rezervë. Rryma muzikore që performon DJ Tom Boxer, është "Electro", e ngjashme me atë të Dj Rynno, Paul Van Dyk apo Depeche Mode. Në shkurt të vitit 2010, ndërsa solistja Antonia mbeti shtatzënë... përmes emisionit të titulluar "Përzgjidhni Antonian", përgjatë dy javëve konkurruan me qindra zëra femërorë të muzikës rumune, deri sa u arrit të përzgjidhej fituesja. Antonia, 20-vjeçare ka lindur në Amerikë, ku edhe ka jetuar deri dy vite më parë. Ka kënduar që nga mosha 10-vjeç, ndërsa përfundoi liceun e muzikës në Amerikë. U rrit dhe mori kulturën muzikore midis artistëve me ngjyrë të R n' B dhe muzikës Soul. Ndërsa Alexandra, ka ardhur pranë DJ Tom Boxer, nga qyteti verior i Rumanisë, Galaci. "Ka një zë të shkëlqyer", thotë për të, Tom Boxer. Të dy së bashku tashmë vijojnë rrugëtimin e tyre në karrierën e suksesshme ndërkombëtare që mban firmën "Tom Boxer & Alexandra". Si regjisor videoklipesh ai ka realizuar më se 11 të tilla, ndër to më të njohurat: Play & Win - Only; Bob Taylor feat. Inna - Deja Vu; Inna - Amazing; Morris feat. Sony Flame - Havana Lover; Roller Sis - Se thelo; Vivien O'Hara feat. Adrian Sana - Too late to cry; DJ Sava feat. Raluk - September; Pink Room feat. Antonia - Roses on Fire por edhe videoklipet muzikore të tij: Tom Boxer - A beautiful day; Tom Boxer feat Mike Diamondz - Dancing dhe Tom Boxer feat Anca Parghel - Brasil./s.s./
KOMENTE