Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Dy Rimorkiatorë Për Zhbllokimin E Anijes Emelia
English

Durrës: Dy Rimorkiatorë Për Zhbllokimin E Anijes "Emelia"

DURRËS, 18 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Dy rimorkiatorë dhe mjete të tjera detare po punojnë që prej dy ditësh për të nxjerrë nga cektina bregdetare e plazhit të Durrësit anijen tregtare "Emelia", e cila doli në breg të shtunën e kaluar si pasojë e shtrëngatës së fuqishme që përfshiu gjirin detar. Pronarët shqiptarë të anijes me port regjistrimi në Zanzibar i janë drejtuar ndërmarrjes së mjeteve detare me qendër në portin e Durrësit, por me gjithë punën intensive të dy ditëve të fundit, anija vazhdon të jetë e bllokuar në bregdetin e sektorit Apollonia, 5 km larg Durrësit. Specialisti Enver Gucia tha për ATSH-në se, puna për zhbllokimin e anijes me kapacitet prej 5000 ton do të vazhdojë deri në orët e vona të pasdites, por era e fortë që ka nisur me drejtim nga veriu që ndikon në zbaticën detare vështirëson veprimtarinë normale të rimorkiatorëve tërheqës. Sot paradite nga pjesa e poshtme e anijes u hoqën mbi 100 ton ujë për të lehtësuar peshën e saj dhe specialistët shfrytëzuan baticën detare që rrit në mesditë thellësinë e ujit, duke mundësuar tërheqjen më rezultative të mjetit të madh detar. Anija "Emelia" doli në breg mëngjesin e së shtunës, gjatë stuhisë së fortë detare. Motorrët e anijes nuk u ndezën për shkak të një defekti dhe pas këputjes së spirancës, era e fuqishme e shtyu në cektinë mjetin detar. Në radën e portit të Durrësit qëndrojnë prej muajsh të paktën 9 anije shqiptare, por masat e kapitenerisë së portit për sigurimin e anijeve kanë qenë të vakta dhe gjithçka ka mbetur vetëm në dorë të pronarëve armatorë. Gjashtë muaj më parë një anije tjetër u bllokua në të njejtin vend dhe në pamundësi për ta nxjerrë nga deti, një firmë e specilizuar e preu në pjesë të mëdha hekurishte për skrap. Sidoqoftë përveç dëmit ekologjik të zonës bregdetare në pjesën nënujore kanë mbetur pjesë hekurishte që rrezikojnë veçanërisht fëmijët./ch/
KOMENTE