Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Mot I Paqëndrueshëm, Përmirësohen Kushtet Detare
English

Durrës: Mot I Paqëndrueshëm, Përmirësohen Kushtet Detare

DURRËS, 18 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Moti i paqëndrueshëm, me reshje lokale dhe erë të fortë, që mbizotëroi për tre ditë radhazi në gjirin detar të Durrësit, pritet t'ia lerë vendin sot parametrave më të qëndrueshëm të kohës, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit më të madh të vendit. Sipas burimeve, kushtet detare tashmë thuajse janë normalizuar dhe dy tragetet e parë me udhëtarë dhe kamionë kanë mbërritur nga porti i Barit (Itali) që në orën 07.15. Procesi i ngarkim-shkarkimit të anijeve tregtare me mallra në kalatat e portit ka nisur pa probleme dhe era që fryn nga verilindja ka ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave të ajrit, të cilat sipas specialistëve, kanë shënuar nivele deri në 5-6 gradë më të ulta se sa mesatarja stinore. Megjithëse jemi në gjysmën e dytë të muajit maj në qytetin bregdetar i janë kthyer veshjeve të funddimrit. Valëzimi sot nuk e kalon forcën 2-3 brenda gjiut detar, thanë burimet, sipas të cilave gjatë ditës kushtet detare do të përmirësohen edhe më tej. Tre ditët e fundit gjiri detar i Durrësit u përfshi nga stuhi dhe shtrëngata shiu, ndërsa deti i trazuar me forcë 7 ballë shkaktoi daljen në cektinë të një anije tregtare./s.s./
KOMENTE