English

Edmond Spaho: Rama ka hapur tender për grevë me rotacion

Tiranë, 18 maj, NOA – “Rama, Ruçi dhe bllokmenët e tjerë, të rinj e të vjetër, kërkojnë pushtet në tavolinë, pushtet me dhunë dhe për të marrë pushtetin, Rama nuk njeh zgjedhjet më të mira dhe shkel ligjin e demokracisë”.

Një deklaratë të tillë e ka bërë deputeti demokrat, Edmond Spaho, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend, duke shtuar se “për të marrë pushtetin në tavolinë, Edvin Rama refuzon prokurorinë që ka instrumentet në rast prove për të hapur kutitë dhe refuzon Kushtetutën”.

“Për të marrë pushtetin nën tavolinë Edvin Rama refuzon Këshillin e Europës, refuzon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, refuzon Komisionin e Venecias. Për të marrë pushtetin me dhunë, Rama urdhëron bllokimin e rrugëve, ndërtimin barbar të kampingut të çuditshëm dhe paguan protestuesit me para në dorë”, shtoi ai.

Në fund, Spaho tha se “për të mbuluar dështimin dhe çuditë e çadrave, Edvin Rama ka hapur së fundmi edhe tenderin për grevë me rotacion”.

n.e/NOA

KOMENTE