English

Komisioni i Ligjeve kalon dekretet e Topit për Kushtetuesen

Tiranë, 18 maj, NOA – Komisioni parlamentar i Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjeve ka marrë sot në shqyrtim mbledhjen për diskutimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, mbi emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për dekretimet që Topi ndërmori 4 ditë më parë mbi emërimin e Altina Xhoxhajt, Bashkim Dedes dhe Vangjel Kostës në postin e anëtarëve të ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarët e komisionit të Ligjeve u kanë dhënë “OK” këtyre kandidatëve, duke ia kaluar kështu shqyrtimin e tyre dhe të drejtën e miratimit përmes votimit, seancës plenare të radhës, ditën e enjte.

n.e/NOA

KOMENTE