Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajme Shkurt Nga Rrethet - 18 Maj 2010
English

Lajme Shkurt Nga Rrethet - 18 Maj 2010

* Zjarri në banesë, zjarrfikësit shpëtojnë një 80 vjeçare GJIROKASTËR - Zjarrëfikësit kanë arritur të shpëtojnë një 80 vjeçare nga lagja "Zixhira", shtëpia e së cilës u përfshi të martën nga zjarri. "Banesa u përfshirë nga flakët brenda një kohe të shkurtër, ndërsa e moshuara Androniqi Deçka u asfiksua nga tymi", tha Lefter Qirici, shefi i shërbimit zjarrfikës. Sipas tij, ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të shërbimit zjarrfikës shpëtoi të moshuarën si dhe eleminoi dëmet në banesë. "Aktualisht, e moshuara ndodhet në urgjencën e spitalit të qytetit, jashtë rrezikut për jetën", pohoi Qirici./t.skuqi/ch/ * Shtyhet gjyqi për komisionerët e Ruzhdies FIER - Seanca e gjyqësore në ngarkim të 9 shtetasve, ish-komisionerë në qendrën e votimit të Ruzhdies, Fier, u shty të martën për shkak të mungesës së avokatëve të palës së paditur. Prokurori Çlirim Sinaj, kërkoi që trupi gjykues të marrë masa duke e quajtur të pajustifikueshme mungesën e avokatëve të të pandehurve. Ish-komisionerët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve të votimit si dhe votim më shumë se një herë në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 në qendrën e votimit nr 3052. Seanca tjetër zhvillohet në 31 maj. /rr.isufaj/ch/ * Shoqata "Tjetër Vizion" dhuron gjak për talasemikët ELBASAN - Stafi i shoqatës "Tjetër Vizion dhuroi të hënën gjak për fëmijët talasemikë dhe qytetarët që kanë nevojë për gjak, në një sesion dhurimi organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Elbasan. Dhuruesve iu bënë analizat e gjakut, pastaj u zgjodhën 20 prej tyre që nuk kishin probleme me shëndetin. Gjatë vitit 2009 në Elbasan ka pasur rreth 260 dhurues gjaku, ndërsa ndërsa gjatë katër mujorit të parë të këtij të 2010 numërohen rreth 100 të tillë. /m.sadiku/ch/
KOMENTE