Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta-Rahmon: Njohjet për Kosovën, duhet të vazhdojnë
English

Meta-Rahmon: Njohjet për Kosovën, duhet të vazhdojnë

Dushanbe, 18 maj, NOA - Në kuadrin e sesionit 37 të ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, i cili po zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit, zv/kryeministri shqiptar Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga presidenti i kësaj republike, Emomali Rahmon.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë delegacionit që shoqëron Metën, duke sqaruar se gjatë takimit bilateral, ai dhe presidenti Rahmon shkëmbyen mendime rreth forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Taxhikistanit.

Kjo sipas tyre, mund të arrihet përmes intensifikimit të vizitave dypalëshe në nivele të larta dhe nxitjes së investimeve në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorët energjetikë dhe agrarë.

Ndërkaq, vëmendje e veçantë në takim iu kushtua domosdoshmërisë së avancimit të procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila gjeti mirëkuptimin e presidentit të Taxhikistanit.

n.e/NOA

KOMENTE