Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti I Keq Në Evropën Qendrore Shkakton Pesë Të Vdekur Dhe Mijëra Të Evakuar
English

Moti I Keq Në Evropën Qendrore Shkakton Pesë Të Vdekur Dhe Mijëra Të Evakuar

VARSHAVË, 18 maj /ATSH-MIA/ - Të paktën pesë persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në Evropën Qendrore, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera të shiut, mijëra të tjerë u evakuan, ndërsa rreth 10 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Reshjet më të mëdha kanë rënë në pjesët jugore të Polonisë dhe në Çeki, ku edhe sot priten të njëjtat kushte meteorologjike. Në Poloni janë përmbytur fusha, rrugë dhe pjesë hekurudhore. Era e fuqishme ka rrëzuar shtylla elektrike, ndërsa janë mbyllur pesë linja hekurudhore dhe rreth 50 rrugë. Qeveria polake ka mobilizuar 8 000 ushtarë për ndihmë në rajonet e rrezikuara, ndërsa prej sot dhe deri në një kohë të pacaktuar është mbyllur qendra memoriale Aushvic-Birkenau për shkak të rreziqeve nga përmbytjet. Arkivi dhe disa eksponate janë zhvendosur në katet e larta të ndërtesave. Qindra persona braktisën shtëpitë e tyre në lindje të Çekisë, ndërsa mbi 10 000 shtëpi të tjera mbetën pa energji elektrike. Në veri të Hungarisë janë evakuar mbi 2 000 persona dhe zjarrfikësit janë përfshirë në aksionet e shpëtimit. Në Sllovaki, qeveria dërgoi ushtrinë për t'u ardhur në ndihmë shërbimeve për gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet më të goditura në lindje dhe veriperëndim të vendit./ a.jor.
KOMENTE