Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezantohet P/Ligji Për Mbrojtjen E Mjedisit
English

Prezantohet P/Ligji "Për Mbrojtjen E Mjedisit"

TIRANË, 18 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Ligji për mbrojtjen e mjedisit është mjaft i rëndësishëm, ndërkohë që nuk lidhet vetëm me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, por me një kuadër të gjerë aktorësh dhe institucione shtetërore dhe private. Për këtë qëllim MMPAU prezantoi në një tryezë në mjedisit e Hotel 'Tirana International' projektligjin "Për mbrojtjen e mjedisit". Qëllimi kryesor, sipas ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, është hartimi i legjislacionit në përputhje të plotë me direktivat europiane, por dhe transparencën maksimale ndaj të gjithë aktorëve. Mediu tha se "si institucion përgjegjës për hartimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor mjedisor, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, MMPAU e sheh tranparencën dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve të interesuar të domosdoshme, duke qenë se mjedisi mbetet një fushë e diskutimit dhe shqetësimit të përbashkët qytetar dhe të vendimarrjes së koordinuar institucionale". Sipas tij, "në përmbushje të detyrimeve dhe zbatim të Planit Kombëtar të zbatimit të MSA-së, MMPAU së bashku me Komisionin Europian, në mënyrë të veçantë INPAEL, ka punuar për hartimin e kuadrit ligjor për përafrimin me atë të BE-së". Nga ana tjetër, paketa e plotë e ligjeve mjedisore në proces është e konsiderueshme dhe synon përmirësimin rrënjësor të menaxhimit të mjedisit në vend dhe në përputhje me BE-në. "Proçesi i BE është primar, por ne si MMPAU duhet ta konsiderojmë të tillë edhe në aspektin mjedisor, jo vetëm sa i takon përafrimit të legjislacionit, por duke kostuar për këtë përafrim legjislacioni, për të pasur në planet tona të buxhetit parashikime financiare për zbatimin e tyre, përndryshe do të kishim vetëm ligje të mira të shkruara dhe pamundësi implementimi", theksoi Mediu. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, Jemin Gjana, shprehu mbështetjen e Kuvendit për përmirësimin e kuadrit ligjor mjedisor. Ai theksoi se zbatimi i kuadrit ligjor ekzistues lë për të dëshiruar, çka tregon se ky legjislacion ka nevojë për përpunime të mëtejshme. "Gjithashtu, përmirësimi i standardeve komunitare lëviz me shpejtësi dhe ne duhet t'u përqasemi këtyre, me përmirësimin e kuadrit ligjor hap pas hapi", tha Gjana, duke konsideruar bashkëpunim ndërinstitucional për çështjet mjedisore si shumë të rëndësishëm për zbatueshmërinë e tij. P/ligji "Për mbrojtjen e mjedisit" synon të përmirësojë kuadrin ekzistues ligjor në mbrojtjen e mjedisit, si dhe mundëson krijimin e mekanizmave të qarta dhe transparente për këtë. P/ligji bën ndarje të drejtë të përgjegjësive dhe detyrimeve midis institucioneve përgjegjëse, duke garantuar mbrojtjen nga ndikimet e mundshme negative të aktiviteti njerëzor. P/ligji vendos bazën për kontrollin e ndotjes mjedisore, nëpërmjet përcaktimit të kritereve të përgjithshme, përcakton fushat ku shtrihet monitorimi, si dhe kompetencat e aktorëve, përgjegjësitë për ndotjen e mjedisit dhe parashikon instrumentat e nevojshme për rregullimin e tyre dhe rehabilimin e dëmit mjedisor, etj. Element mjaft të rëndësishëm është dhe ngritja e sistemit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, çka, sipas Mediut, lidhet me përgjegjësinë e strukturave mjedisore, por dhe raportin me qytetarin.s.s./
KOMENTE