English

Projekti i gazsjellësit, METE marrëveshje me “Trans Adriatic Pipeline AG”

Tiranë, 18 maj, NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me kompaninë “Trans Adriatic Pipeline AG”, për projektin e gazsjellësit në Shqipëri.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri Dritan Prifti për palën shqiptare dhe nga Thomas J. Dimitroff dhe Lars Kronstadt për kompaninë e lartpërmendur.

Burimet zyrtare të kësaj ministrie, konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ky memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi përcakton hapat që duhet të ndiqen nga të dy palët për projektin e gazsjellësit për Shqipërinë, i cili i referohet marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, e lidhur në 10 mars 2009, për integrimin e sistemit të tyre të gazit natyral.

“Duke pasur parasysh se investimi përfundimtar lidhur me projektin TAP parashikohet në vitin 2011, palët angazhohen nëpërmjet memorandumit se do të punojnë së bashku në të ardhmen në mënyrë që ky afat i parashikuar të respektohet”, sqarojnë burimet e METE-s.

n.e/NOA

KOMENTE