Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pyetësori/Bregu: Ke, Rreth 700 Kërkesa Për Informacion Shtesë
English

Pyetësori/Bregu: Ke, Rreth 700 Kërkesa Për Informacion Shtesë

TIRANË, 18 Maj/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni Europian i ka drejtuar qeverisë shqiptare rreth 700 kërkesa për informacione shtesë që lidhen me Pyetësorin e KE-së, të cilat duhet të përmbushen nga pala shqiptare brenda datës 10 qershor, bëri të ditur sot për mediat ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu. "Kërkesat nga KE, që kanë mbërritur para tre ditësh, në total numërohen në rreth 700. Ato kërkojnë informacion shtesë më të detajuar, plus disa pyetje të identifikuara si të reja, që janë rreth 170, dhe që lidhen me zhvillimet e fundit politike në vend", tha Bregu. Në këtë kuadër, ministrja Bregu informoi se KE kërkon sqarime përsa i takon vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me objektin e hetimit të komisioneve hetimore parlamentare, po ashtu, kërkohet informacion për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet Kodi Penal shqiptar në gjuhën angleze, informacion për Komisionerin Antidiskriminim, për ndarjen e detyrimeve në zyrën e agjencisë së prokurimit publik etj. Ministrja Bregu tha se pala shqiptare priste nga zyrtarët europianë kërkesa për informacion shtesë, gjë që sipas saj, është vlerësim i një ritmi konstant të marrëdhënieve Shqipëri-BE. "Informacioni shtesë është një element i vlerësimit që ky proces të mos ngecet dhe në fakt procesi po ecën. Përgatitja e Opinionit nga KE, për t'iu drejtuar më pas Këshillit të Ministrave të BE-së, po procedon dhe kjo do të thotë që dosja shqiptare nuk është një dosje e mbyllur, e harruar për t'u shqyrtuar më vonë. Besoj se kjo është e gjithë simbolika e kësaj marrëdhënie konstante europiane", theksoi në prononcimin e saj ministrja e Integrimit. Më 14 prill Kryeministri Sali Berisha dorëzoi zyrtarisht në Bruksel Përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian, një proces që i hap rrugën shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Ky dokument, që iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009 nga KE-së, përmban 2284 pyetje, të ndarë në 35 kapituj. Për hartimin e përgjigjeve, të përfshira në 3854 faqe, u angazhuan mbi 1200 nëpunës civilë të administratës shqiptare, 67 përkthyes për përkthimin e mbi 12 mijë faqeve dhe 60 institucione në dhënien e përgjigjeve sipas fushave. Hartimi i përgjigjeve u arrit brenda një afati tremujor./s.s./
KOMENTE