Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Britanike Do Të Mbështesë Procesin E Integrimit Të Shqipërisë Në Be
English

Qeveria Britanike Do Të Mbështesë Procesin E Integrimit Të Shqipërisë Në Be

TIRANE, 18 Maj./ATSH/.- Lordi Watson i Richmond siguroi sot Kryeministrin Berisha gjatë takimit në Tiranë se ai dhe qeveria e tij do të mbështesin proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Zyra e shtypit e kryeministrit bëri të ditur se Lordi Watson i Richmond përgëzoi qeverinë shqiptare për arritjet e saj, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në proçesin e integrimit në BE. Ndërkohë, ai shprehu entuziazmin e tij për nismat e qeverisë në lidhje me përhapjen e gjuhës angleze. Gjatë takimit me Lordin Watson të Richmond, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për të shtuar radhët e studentave anglisht folës. Gjithashtu Kryeministri njoftoi Lordin Watson për iniciativën e qeverisë për përfshirjen e TOEFL në çdo Diplomë Masteri të Nivelit të Parë. Kryeministri shprehu interesin e qeverisë shqiptare për bashkepunim të ngushtë me qeverinë e re britanike. /s.s./
KOMENTE