Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raiffeisen: Shqiperia Vendi Me Performancën Më Të Mirë Në Evropën Juglindore
English

Raiffeisen: Shqiperia Vendi Me Performancën Më Të Mirë Në Evropën Juglindore

-Deklaron Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen International Bank-Holding AG, Herbert Stepic- TIRANE, 18 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Raiffeisen Research, pjesë e Grupit RZB, konfirmoi se ekonomia e Shqipërisë ka arritur të ruajë zhvillimin e saj pozitiv në termat e rritjes dhe stabilitetit. Në një publikim të fundit të këtij grupi, analistët në Raiffeisen mendojnë se në një kohë kur ekonomia e Shqipërisë u rrit me 7.8% në 2008 dhe më shumë se 3% në 2009, vendi do të kete përsëri rritjen më të madhe të GDP në Evropën Juglindore në 2010 me një shifër afro 3.5%. Kjo shifër mund të shkojë më tej në një rritje prej 5% në 2011 sipas analistëve të Raiffeisen Research. Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International Bank-Holding AG, Herbert Stepic, deklaron se "vitin e kaluar, Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon, ekonomia e të cilit u rrit dhe ky është një sukses i madh" Stepic sapo është kthyer nga mbledhja vjetore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila u mbajt në Zagreb në datat 14 dhe 15 maj. Në një prononcim për mediat ai theksoi që perceptimi i përgjithshëm në mbledhjen e Zagrebit ishte që miratimi nga Bashkimi Evropian i një pakete mbështetëse prej 750 miliardë euro ka eliminuar gjithashtu edhe presionin mbi Evropën Juglindore. Sipas tij, "paketa ishte një lehtësim i madh dhe shumë ekspertë në rajon, perfshij këtu edhe veten time, e shohim perspektivën e Evropës Juglindore si shumë më të qëndrueshme dhe pozitive, madje edhe se vetëm dhjetë ditë më parë. Ky zhvillim është jetësor, edhe për faktin që Shqipëria po hyn në tregun e bondeve. Mjedisi tani është shumë më i favorshëm për Shqipërinë, e cila hyn per herë të parë në tregun e euro bondeve dhe unë pres që kjo ngjarje të jetë e suksesshme". "Ne jemi shumë të kënaqur me prezencën tonë në Shqipëri. Ne jo vetëm që ristrukturuam një bankë me fitim dhe rritëm më tej përfitueshmërinë e saj, por gjithashtu e kemi parë tregun dhe industrinë tonë të bëhet më konkurruese. Autoritetet Shqiptare kanë krijuar kushtet për këtë sektor financiar në lulëzim dhe ne jemi krenarë që jemi një pjesë vitale e këtij zhvillimi dhe madje kemi kontribuar në këtë progres", shtoi Stepic. Përveç rritjes së GDP dhe zhvillimit të mirë të sektorit financiar, Stepic konsideron edhe një sërë faktorësh që duhet të mbështesin suksesin afatgjatë të vendit. Kështu, veç sektorit premtues të energjisë dhe ndikimit pozitiv ekonomik nga përmirësimi i përgjithshëm i infrastrukturës, ai sheh edhe një potencial të madh në turizëm. "Bukuria e bregdetit shqiptar dhe deti janë thesare qe ende kanë nevojë të zhvillohen më tej. Vendi ofron plazhe pafund të pashfytezuara në një zonë të favorshme klimaterike, që do të tërheqë turistë nga e gjithë bota. Një nga funksionet tona thelbësore, përveç ofrimit të shërbimeve financiare, është të promovojmë fuqitë dhe potencialet e rajonit që ne e konsiderojmë si tregun tonë. Dhe ne e bëjmë këtë vazhdimisht nëpër të gjithë rrjetin tonë prej mijëra klientësh korporate dhe investitorësh potencialë", tha Stepic, duke e përforcuar perspektivën e tij pozitive për Shqipërinë. Në 2004, Raiffeisen International bleu Banken Shtetërore të Kursimeve dhe e shndërroi atë në Raiffeisen Bank Shqipëri. Me një total asetesh prej 1.8 miliardë euro në fund të 2009, Raiffeisen Bank ishte banka më e madhe në Shqipëri me një pjesë tregu prej rreth 28 për qind. /s.s./
KOMENTE