Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spartak Poçi: Të gjenden përgjegjësit për gjobën 12 mln euro
English

Spartak Poçi: Të gjenden përgjegjësit për gjobën 12 mln euro

Tiranë, 18 maj, NOA - Ish ministri i Transporteve, Spartak Poçi ka reaguar ndaj padisë që ministria e Punëve Publike bëri ndaj tij, një ditë më parë, për shpërdorim detyre, gjatë vitit 2005.

Sipas tij: “Është e pakuptimtë që pas një historie gati 7 vjeçare kërkohet faji tek unë, ky qëndrim mund të quhet edhe një sulm politik ndaj meje”. Ajo që kërkon z. Poçi është ngritja e një padie penale për të gjetur fajtorët dhe për ti ndëshkuar ata, pasi për shkak të kësaj situate qeveria shqiptare u ndëshkua me 12 milion euro, shumë kjo e cila rritet edhe më tej për shkak të interesave.

Poçi akuzohet se ka urdhëruar zbatimin e projektit për modernizmin e hekurudhës Tiranë- Durrës, nga kompania amerikane “General Electric”, në vitin 2005, pa u miratuar më parë në Parlament.

Sipas ministrisë së Olldashi, ky fakt bëri që shteti shqiptar të penalizohet në Arbitrazhin Ndërkombëtar me 12 milion euro gjobë. Por ish ministri mbron qëndrimin se çdo urdhër i firmosur prej tij është në përputhje me ligjet.

“Që të anulosh një vendim ndërkombëtar duke ngritur një padi ndaj meje, kjo nuk bën sens, e megjithatë unë jam i gatshëm të përballem, pasi kam respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi”, - thotë Poçi.

Ai sqaron më tej se zbatimi i kësaj kontrate është bërë me vendim qeverie dhe jo me urdhra ministrash. Kontrata u miratua nga qeveria “Nano” në vitin 2005 dhe për herë të parë ishte e nevojshme që të merrej kredi tregtare për zbatimin e saj.

Por në atë kohë reaguan kundër si Banka Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Pas ardhjes në pushtet të kabinetit “Berisha 1”, kjo kontratë u anulua, për shkak se nuk konsiderohej në prioritetet e qeverisë. Ky fakt solli penalizimin e shtetit shqiptar, për të cilën fajësohet sot Poçi.

b.m/NOA

KOMENTE