English

Sport-Futboll/ Fshf, Hetim Për Manipulime Në Dy Ndeshje Të Kategorisë Së Parë

TIRANË, 18 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi në mbledhjen e sotme që të hetohen ndeshjet Kamza- Turbina dhe Elbasan- Bylis, të zhvilluara të shtunën e kaluar. Ndeshjet ishin të vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë. Në këto dy takime Kamza fitoi 10-0 me Turbinën, ndërsa Elbasani fitoi 8-4 me Bylis. Por më e rëndësishmja, pjesa më e madhe e golave u shënuan në 10 minutat e fundit të ndeshjve Në vendimin e Komisionit të Disiplinës thuhet se, për ndeshjet Kamza - Turbina dhe Elbasani - Bylis, të ngarkohen Inspektorët e Disiplinës të FSHF-së të bëjnë hetime për këtë ndeshje për manipulim të rezultatit për sigurim të avantazheve në klasifikim. Relacionet e Inspektorëve të Disiplinës do të paraqiten deri në mbledhjen e ardhshme të KDS-së në FSHF./n.m/
KOMENTE