Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Saimir Ujkani Në Formacionin Më Të Mirë Të Sezonit Në Lega Pro
English

Sport-Futboll/ Saimir Ujkani Në Formacionin Më Të Mirë Të Sezonit Në Lega Pro

TIRANË, 18 Maj /ATSH - Gjergji Mima/ - Samir Ujkani, portieri i Kombëtares shqiptare, është përfshirë në formacionin më të mirë të LegaPro (Seria C1) në kampionatin italian, të publikuar nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC). Portieri kuqezi ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur të Novarës dhe një protagonist absolut në ngjitjen e skuadrës piemonteze në Serinë B. "Superportieri i Novarës është shfaqur i pakalueshëm, ka zhvilluar gjithmonë paraqitje të nivelit të lartë dhe besueshmëri. Ujkani ishte një garanci e jashtëzakonshme mes shtyllave", theksohej në vlerësimin për 21-vjeçarin. Së fundmi, Ujkani është thirrur sërish në Kombëtare për ndeshjet miqësore që Shqipëria do të luajmë me Malin e Zi më 25 maj dhe Andorrën më 2 qershor. Ai është rikuperuar plotësisht pas operacionit në menisk dhe është i gatshëm që të luftojë për një vend në përfaqësuesen kuqezi./s.s./
KOMENTE