Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Speciale/ Planet E Merkatos Verore Për Klubet E Superligës
English

Sport-Speciale/ Planet E Merkatos Verore Për Klubet E Superligës

- Klubet që do të marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare kanë hartuar listat e dëshirave. Lojtarët në vorbullën e merkatos verore - TIRANË, 18 Maj /ATSH -Gjergji Mima/. - Kategoria Superiore do të zhvillojë nesër javën e 33-të dhe të fundit të këtij sezoni. Verdiktet e mëdha janë dhënë: Dinamo, kampione dhe në Ligën e Kampioneve; Besa, fituese e Kupës dhe në Ligën e Europës, e shoqëruar në këtë kompeticion nga Laçi (debutim historik) dhe Tirana (skuadra shqiptare me më shumë ndeshjen në Europë). Kur kanë mbetur edhe 90 minuta ankthi, sidomos për fundin e Superligës, me Apoloninë (kandidate e fortë për të shoqëruar Gramozin në Kategorinë e Parë), Kastriotin, Skënderbeun e Teutën (për të shmangur të paktën njëra prej tyre zonën plejout), ajo që ka nisur të "flasë" para kohe është merkato. Dinamo, kampionia e re e Shqipërisë (titulli i 18-i saj në 60 edicione ku merr pjesë) ka bërë një fazë të tretë të shëmtuar: 8 humbje në 10 ndeshje. Grupi i saj nuk duket se premton shumë në Ligën e Kampioneve, të cilën blutë do ta nisin nga turi i dytë eliminator e praktikisht me skuadra më të forta kundërshtare. Trajneri Shkëlqim Muça duket se do t'ia lërë vendin argjentinasit Luis Manuel Blanko, një formulë që po përsëritet shpesh te Dinamo. Në edicionin e fundit (2008-2009) kur Dinamo mori pjesë në Ligën e Kampioneve (përballë Modricës), trajneri Ilir Daja, njeriu që i dha titullin e 17-të bluve, u zëvendësua menjëherë nga argjentinasi Marcelo Havier Zuleta (rezistoi vetëm një ndeshje), teksa ky i fundit ia dorëzoi stafetën kroatit Zlatko Daliç. Gjithsesi, teksa flasim për merkaton e futbollistëve ia vlen të përmendim se Dinamo ka në shënjestër jo pak, por gjashtë emra të rëndësishëm, përveç argjentinasve që do të sjellë me vete Luis Manuel Blanko. Mesfushori Jetmir Sefa (aktualisht te Tirana), mbrojtësi nigerian Abraham Alechenu (Tirana), mbrojtësi Franc Veliu (Flamurtari), sulmuesi Migen Memelli (Flamurtari), mesfushori Ervin Bulku (ish-Tirana dhe ish-Krivbas në Ukrainë) dhe Ansi Agolli (ish-Tirana dhe ish-Krivbas në Ukrainë), janë në planet e presidentit të Dinamos, Besnik Sulaj. Besa, fituesja e Kupës së Shqipërisë, ka në gjirin e saj golashënuesin më të mirë (për momentin) të sezonit, Daniel Xhafaj (17 gola), por Besa është gjithnjë e më pranë golashënuesit të dytë më të mirë të kampionatit, sulmuesit aktual e kapitenit të Apolonisë, Mlladen Bërkiç (15 gola), një prej të huajve më cilësorë që luan në Shqipëri. Kavajasit e presidentit Nexhat Bizhdili, dështuan gjatë merkatos së janarit të siguronin shërbimet e sulmuesit boshnjak të Apolonisë, Sead Haxhibuliç (ky i fundit më pas u huazua te Vllaznia, por pa lënë shumë gjurmë te shkodranët). Por, me sa duket Bërkiç, për vetë situatën që po ndodh në kampin fierak, mund të jetë një përforcim i vlefshëm i Besës, të paktën fillimisht në Ligën e Europës, ku kavajasit do të luajnë në turin e dytë eliminator. Nga ana tjetër, me një Apoloni 90 për qind të rënë në Kategorinë e Parë dhe me një Bërkiç në përfundim të kontratës dhe me gjasa që të mos rinovojë me një klub inferior e me pagesa jo në nivelin që mund të ofrojë Besa, sulmuesi serb mund ta nisë sezonin e ri nga Kavaja, aty ku verdhezinjtë do të synojnë të fitojnë, për herë të parë në historinë e klubit, titullin kampion pas dy kupave të fituara në harkun e katër edicioneve të fundit. Dy çështje të mëdha janë të Besa për momentin: e ardhmja e sulmuesit shkodran Vioresin Sinani dhe ajo e fantazistit korçar Bledi Shkëmbi. Shkodranët e Vllaznisë pas tetë vitesh pjesëmarrje të rregullt në Europë do të mungojnë në edicionin e ardhshëm. Vllaznia dështoi si në kampionat, ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë, ku u mund në finale nga Besa (2-1) pas 120 minutave lojë në takimin e gjykuar nga slloveni Dario Ceferin. Golashënuesi më i mirë i saj, sulmuesi 19-vjeçar Bekim Bala: 17 gola në të dyja kompeticionet, 9 në kampionat dhe 8 në Kupën e Shqipërisë, ndiqet nga shumë klube europiane. Pas provës në Francë te Paris Sën Zhermeni, e një numri të pafund klubesh te interesuar për të, përfshirë dhe Ajaksin e madh, skuadra turke Gençlerbirligi duket se është afër me lojtarin e thirrur nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, për dy miqësoret e radhës, ato kundër Malit të Zi (25 maj) në Podgoricë dhe Andorrës (2 qershor) në Tiranë. Kur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar u mbyll java e 17-të dhe pjesa e parë e sezonit, Flamurtari ishte i rrezikuari i madh për të rënë nga Kategoria. Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, investoi fuqishëm te golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar, Migen Memelli, dhe pogradecari ia shpërbleu besimin jo vetëm me 13 gola në 13 ndeshje të luajtura, por e shpëtoi Flamurtarin. Skuadra më rezultative shqiptare në Europë, e vetmja që ka mbërritur deri në turin e tretë, por njëherësh edhe ekipi që ka pësuar humbjen më të thellë, 8-1 kundër skocezëve të Madhëruellit, falë kontributit të jashtëzakonshëm të Memellit siguroi mbijetesën. Memelli u provua në Qipro te Alqi Larnaka, por edhe pse skuadra për të cilën ka luajtur së fundi portieri Isli Hidi e mbrojtësi Blerim Rustemi, ofroi 230 mijë euro për dy vjet, sulmuesi e hodhi poshtë ofertën. Flamurtari, një klub i mësuar me lojtarë të huaj, sidomos kroatë, ka objektivat e tij në merkato: argjentinasit Rafael Soza dhe Lukas Malarkane (të dy të Dinamos), Ylli Shameti (Kastrioti), Dritan Smajli (Vllaznia) dhe Mlladen Bërkiç (Apolonia). Flamurtari është një nga klubet më të pasur nga pikëpamja financiare dhe me futbollistët që synojnë të fitojnë sa më shumë, nuk është çudi që emra të spikatur të luajnë për kuqezinjtë vlonjatë./s.s./
KOMENTE