English

Sport-Superliga/ Nesër Zbardhen Nesër Enigmat E Fundit Të Kampionatit Shqiptar

NË, 18 Maj /ATSH - Gjergji Mima/ - Superliga do të zhvillojë nesër ndeshjet e saj të fundit në një sezon që nuk ka kaluar pa probleme. Teksa verdiktet e mëdha janë dhënë, ku Dinamo është shpallur kampione dhe do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, Besa është fituese e Kupës dhe do të marrë pjesë në Ligën e Europës, e shoqëruar në këtë kompeticion nga Laçi dhe Tirana, enigma e vetme i takon mbijetesës në Superligë. Kanë mbetur edhe 90 minuta ankthi për fundin e Superligës, me Apoloninë si kandidate e fortë për të shoqëruar Gramozin në Kategorinë e Parë, dhe Kastriotin, Skënderbeun e Teutën, ku vetëm njëra prej tyre mund të shmangë zonën plejout. Në stadiumin "Qemal Stafa", ndeshja mes Dinamos dhe Besës, pritet të jetë një festë, ku blutë do të marrin në duar titullin e 18-të kampion nga ana e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Amand Duka. Në Korçë, Skënderbeu, që renditet i 9-ti me 41 pikë, kërkon vetëm fitoren përballë Tiranës, që tashmë nuk ka më asnjë objektiv në këtë kampionat, pasi ka arritur kualifikimin në Ligën Evropiane. Në Krujë, Kastrioti do të presë Laçin në një takim ku vendasit kërkojnë patjetër tre pikët për t'i shpëtuar rënies nga kategoria, përballë laçianëve që nuk kanë më se çfarë t'i kërkojnë këtij kampionati pasi kanë arritur kualifikimin historik në Ligën Evropiane. Në stadiumin "Loro Boriçi", të qytetit të Shkodrës, vendasit e Vllaznisë, që kanë mbetur pa objektiv, pasi siguruan qëdrimin në Superligë, do të presin Teutën e Durrësit, që kërkon fitore, e cila matematikisht do t'i shpëtonte prej rënies nga kategoria. Në Ersekë, Gramozi që tashmë ka rënë në Kategorinë e Parë, pret Apoloninë e Fierit, që renditet e parafundit në Superligë. Fierakët do të kërkojnë fitoren për të shpresuar tek një hap fals i rivaleve të tjera, pasi vetëm kështu mund të qëndrojnë sërish në Superligë. Në Vlorë, Flamurtari dhe Shkumbini, dy ekipe që kanë mbetur pa objektiva në këtë fund sezoni, pritet të dhurojnë një ndeshje të hapur mes tyre, ku trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, do të vihet përballë ish-skuadrës së tij, Shkumbinit. - Ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë Superiore Dinamo-Besa Skënderbeu-Tirana Kastrioti-Laçi Flamurtari-Shkumbini Vllaznia-Teuta Gramozi-Apolonia - Renditja e Superligës pas javë së 32-të 1. Dinamo 32 18 4 10 52:39 58 2. Besa 32 15 8 9 39:29 53 3. Laçi 32 14 9 9 35:27 51 4. Tirana 32 15 6 11 36:30 51 5. Vllaznia 32 13 7 12 34:37 46 6. Shkumbini 32 13 6 13 31:30 45 7. Flamurtari 32 12 8 12 39:37 44 8. Teuta 32 12 6 14 31:40 42 9. Skënderbeu 32 11 8 13 39:39 41 10. Kastrioti 32 12 6 14 32:35 39 11. Apolonia 32 10 8 14 36:40 38 12. Gramozi 32 5 8 19 22:43 23 /s.s./
KOMENTE