Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tuneli Jugor I Thirrës Rihapet Te Premten
English

Tuneli Jugor I Thirrës Rihapet Te Premten

TIRANE, 18 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Tunel jugor i Thirrës, në Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morin, do të jetë gati të premten më 21 maj, bënë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. "Duke llogaritur se një pjesë e madhe e qytetarëve kosovarë dhe e emigrantëve shfrytëzojnë këtë tunel për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, ky tunel do të jetë i gatshëm të premten për qarkullim", thanë burimet. Sipas tyre, tuneli jugor ka përfunduar së betonuari, janë hequr tërësisht armaturat, ka përfunduar asfaltimi, ndërsa drejt përfundimit është procesi i instalimit të energjisë elektrike dhe aparaturave të ndryshme, si kamera etj, ndërkohë që do të vijojë puna për përfundimin e punimeve në kahun verior të tunelit. Gjatë kohës kur tuneli ishte hapur qarkulluan deri në 16 mijë makina në ditë sipas shifrave zyrtare. Në këtë rrugë ekspertët thonë se mund të qarkullojnë pa problem mbi 20 mijë makina në ditë. Tuneli i Thirrës u mbyll në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar. Në njoftimin e MPPT-së thuhej se "tuneli do të mbyllet me qëllim që t'i jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, një situatë kjo e paparashikuar, për të cilën kontraktori po punon në vijimësi". Kalimi i mjeteve devijoi përmes aksit të vjetër rrugor, në drejtimin Morin-Kukës-Shpal-Rreps-Rrëshen-Milot dhe anasjelltas. Autostrada Durrës-Kukës-Morin, 170 kilometra e gjatë, që u vu në punë në 25 Qershor 2009, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa rriti ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve në sezonin veror. Pjesë e autostradës Durrës-Morin është dhe tuneli Thirrë-Kalimash, në segmentin Rrëshen-Kalimash. Tuneli Thirrë- Kalimash dhe anasjelltas, i hapur në një masiv shkëmbor, ka dy hyrje veriore dhe jugore, me gjatësi 5.6 kilometra secila. Ndërtimi i kësaj autostrade përfshiu përveç dy tuneleve paralele me nga 5.5 km gjatësi edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga kompania amerikano- turko Bechtel & Enka. Autostrada e re, e konsideruar si një vepër gjigande, kalon në Durrës-Vorë-Fushë Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morin. Gjatësia totale e kësaj autostrade llogaritet 170 km, nga të cilat 111 km rrugë e re./s.s./
KOMENTE