English

Berisha:Monedha Floriri Dhe Argjendi Me Portretin E Nënë Terezës

TIRANË, 19 Maj/ATSH-Anila Struga/.- Qeveria vendosi sot që me fondet e buxhetit të shtetit, të presë një sasi monedhash floriri dhe argjendi me portretin e Nënë Terezës, në kuadër të 100- vjetorit të lindjes së saj. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha tha se "në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe në nderim të saj, Qeveria do të presë me fondet e buxhetit një sasi monedhash floriri dhe argjendi me portretin e saj". Kreu i qeverisë informoi se procedurat për zbatimin e këtij vendimi duhet të nisin shumë shpejt dhe do të jetë Banka e Shtetit ajo që do ta përmbushë atë. "Metalet me vlerë do të blihen nga qeveria, sepse ky nuk do të jetë një vendim për të prekur rezervën. Se rezerva nuk preket, por qeveria mund të blejë në treg, kundrejt vlerës, metalin e çmuar dhe për këtë duhet të organizohet dhe dizenjo. Komisioni të marrë ekpertë të vlerave monetare nga Banka e Shtetit dhe Ministria e Financave dhe në këtë kuadër, të nderojmë gruan më të shqur të kësaj toke, të të gjitha kohërave", u shpreh kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave./n.m/
KOMENTE