Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërthamore-Iran - Iaea Ende Në Pritje Të Informohet Për Marrëveshjen Trepalëshe
English

Bërthamore-Iran - Iaea Ende Në Pritje Të Informohet Për Marrëveshjen Trepalëshe

BUKURESHT, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore është ende duke pritur një njoftim të shkruar nga ana e Iranit për marrëveshje trepalëshe që u nënshkrua dy ditë më parë me Brazilin dhe Turqinë për shkëmbimin e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët me lëndë bërthamore që do të shërbejë për të vënë në punë një reaktor për qëllime mjekësore në Teheran, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Yukiya Amano, gjatë një vizite në Bukuresht. "Të hënën, më 17 maj, u informova për deklaratën e nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të Iranit, Brazilit dhe Turqisë", deklaroi Amano, cituar nga agjencia e lajmeve Mediafax. Amano shtoi se, sipas deklaratës së nënshkruar nga këto tre vende, IAEA duhet të marrë një njoftim nga Teherani brenda një jave. "Deklarata thekson se Irani do të transmetojë një komunikim brenda një jave", deklaroi Amano, duke shpjeguar se ka në dorë vetëm deklaratën e nënshkruar nga tre ministrat. Deklarata parashikon dërgimin e uraniumit iranian në Turqi, ku do të pasurohet në nivelin e duhur dhe më pas do të kthehet në Iran në formën e karburantit bërthamor të pasuruar deri në 20 për qind, për t'u përdorur vetëm për qëllime civile. /e.v/
KOMENTE