English

Bërthamore-Iran/ Lavrov: Jo Sanksione Të Njëanshme Shtesë

MOSKË, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Ministri i Jashtëm rus, Serghiei Lavrov, u shpreh i shqetësuar në një telefonatë me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, për lajmet se SHBA-ja dhe BE-ja po përgatisin sanksione të njëanshme kundër programit bërthamor iranian, veç atyre të parashikuara nga projektrezoluta që u propozua dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftoi agjencia e lajmeve Ria Novosti, duke cituar Ministria e Jashtme ruse. /e.v/
KOMENTE