Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brazili Dhe Turqia Kundër Sanksioneve Të Reja Ndaj Iranit
English

Brazili Dhe Turqia Kundër Sanksioneve Të Reja Ndaj Iranit

BRAZILIA/ANKARA, 19 maj 2010 /ATSH-MIA/ - Brazili dhe Turqia e kundërshtuan qëllimin e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë për të vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të programit të bërthamor. "Brazili nuk do të marrë pjesë në çfarëdo bisedime sipas projektrezolutës të Këshillit të Sigurimit, për shkak se konsiderojmë se ekziston situatë e re", deklaroi ambasadorja braziliane në OKB, Marija Luiz Ribeiro Vioti. "Dje u arrit marrëveshja e cila është shumë e rëndësishme", deklaroi ajo në lidhje me marrëveshjen e lidhur ditën e hënë mes Iranit, Brazilit dhe Turqisë, me të cilën Republika islamike u pajtua për këmbimin e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët me material bërthamor i pasuruar deri më 20 për qind për nevojat e reaktorit bërthamor mjekësor në Teheran. Brazili, i cili është anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, e konsideron marrëveshjen si një hap të parë drejt një marrëveshje më të gjerë për programin bërthamor të Teheranit dhe për një mënyrë më të mirë që ky të bindet të ndalojë pasurimin e uraniumit, deklaroi ministri brazilian i Punëve të Jashtme, Selso Amorim. Ai theksoi se Brazili nuk ka arsye të besojë se programi bërthamor i Iranit ka qëllime ushtarake, siç druajnë disa forca perëndimore. Ai e kontestoi arsyetimin e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit, për shkak se sipas tij, ata mund t'i detyrojnë "ajatollahët ta zhbëjnë lëvizjen e fundit". "Për të parën herë Irani pranoi një propozim në formë të shkruar, pa parashtruar pyetje", theksoi Amorim. "Nëse injorohet kjo marrëveshje, atëherë kjo do të jetë një shenjë se nuk çmohet vendimi sipas rrugës paqësore. Shpresojmë se do të ketë mjaft kohë për analizimin e situatës", shtoi ai. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu deklaroi se Irani ka treguar vullnet politik për zgjidhjen e problemit me Perëndimin për programin e tij bërthamor dhe shtoi se tashmë nuk është koha të bisedohet për sanksione të reja. "Të gjithë duhet të kuptojnë se Irani tregon fleksibilitet të madh, i papritur deri tani dhe se ky fleksibilitet paraqet mundësi për një fazë të re të dialogut diplomatik", deklaroi Davutoglu. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton i hodhi poshtë kritikat e Brazilit dhe Turqisë kundër projektrezolutës për sanksione kundër Iranit, e cila ishte miratuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia dhe e parashtruar për shqyrtimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. "Me nënshkrimin e marrëveshjes për këmbimin e lëndës djegëse bërthamore në territorin turk, Irani po tenton të dobësojë presionin e forcave të mëdha për zbatimin e sanksioneve", deklaroi ajo. "Nuk besojmë se Irani rastësisht u pajtua me marrëveshjen në kohën kur po përgatitemi për zbatimin e sanksioneve. Fakti që me ne janë Rusia dhe Kina dhe se jemi të gatshëm të ndërmarrin aksione, përbën presion mbi Iranin, i cili tenton ta tërheqë këtë në çfarëdo mënyre", deklaroi Klinton. "Synimi drejt sanksioneve të reja kundër Iranit nuk ka kurrfarë lidhje me marrëveshjen për këmbimin e lëndës djegëse me Turqinë", theksoi ambasadori i SHBA-së në OKB, Suzan Rajs. Projektrezoluta ishte propozuar për shkak të refuzimit të Teheranit për të ndërprerë programin bërthamor për pasurimin e uraniumit dhe planet për të ndërtuar edhe dhjetë centrale të reja bërthamore", deklaroi ajo. /e.v/
KOMENTE