Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani E Madhe - Nick Clegg Premton Reformën Më Të Rëndësishme Politike Që Prej 200 Vjetësh
English

Britani E Madhe - Nick Clegg Premton Reformën Më Të Rëndësishme Politike Që Prej 200 Vjetësh

LONDËR, 19 maj /ATSH-AFP/ - Zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg, shefi i liberaldemokratëve në qeverinë e koalicionit drejtuar nga konservatori, David Cameron u angazhua sot t'i rijapë pushtetin popullit në sajë të një reforme politike të paparë që prej dy shekujsh. "Kjo qeveri do t'ju bindë të keni besim në politikë'', deklaroi Nick Clegg duke iu referuar pakënaqësive të popullit vitin e kaluar si pasojë e skandalit me shpenzimet e deputetëve. Konform një politike të re, shefi liberal premtoi reformimin më të madh të politikës që prej vitit 1832. Kryeministri i asaj kohe, lordi Charles Grey miratoi një ligj që rriste më shumë se gjysma numrin e qytetarëve që lejoheshin për të votuar. Sipas këtij ligji, qytetarët mund të kërkonin dorëheqjen e deputetëve nëse ata ishin të korruptuar dhe të kërkonin miratimin e ligjeve shtesë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE