Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Permiresohen Kushtet Atmosferike, Lundrim Normal I Mjeteve Detare
English

Durres: Permiresohen Kushtet Atmosferike, Lundrim Normal I Mjeteve Detare

DURRES, 19 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Kushtet e mira atmosferike dhe detare do të shoqërojnë sot motin në rajonin e Durrësit, i cili që nga e shtuna e kaluar u përfshi nga stuhitë detare dhe reshjet lokale të shiut të pazakonshme për muajin maj. Tre tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar që në orët e para të mëngjesit në portin më të madh të vendit, ndërsa ka nisur puna për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve tregtare me mallra dhe me kontejnerë, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e këtij porti. Sot do të jetë një ditë me trafik normal për të gjitha llojet e mjeteve lundruese, shtuan burimet. Pas disa ditësh me det të trazuar, sot paradite po nisen për në gjueti një grup i madh me motopeshkatore të sektorit te Durrësit, u shprehën burimet e kapitenerisë, sipas të cilave, pritet që moti të ketë parametra të mirë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Për katër ditë radhazi, gjiu detar i Durrësit u përfshi nga stuhi detare të forta, ndërsa deti i trazuar me forcë 7 shkaktoi daljen në cektinë të një anije tregtare. /a.ke/
KOMENTE