Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë, Red Bull përgatit një njeri për hedhje nga stratosfera
English

E rrallë, Red Bull përgatit një njeri për hedhje nga stratosfera

Foto të tjera, te Galeria

Felix Baumgartner tregon për herë të parë ankthin në lidhje me projektin Red Bull Stratos, citon për agjencinë NOA, zyra e shtypit të Red Bull në Shqipëri. Ndërkohë, Skuadra Shkencore e Red Bull Stratos zbulon më tepër detaje rreth arritjeve shkencore për të qetësuar misionarin

Lancaster, Kaliforni, 19 Maj 2010 NOA – E pabesueshme, por e vërtetë. Një njeri po përgatitet për t’u hedhur nga stratosfera. Ndërsa misioni i tij për hedhjen nga kufijtë e hapësirës, Red Bull Stratos sa vjen dhe afrohet, piloti misionar Felix Baumgartner pranon për herë të parë që po kalon disa momente ankthi.

“Më ndodh që përpara ndonjë hedhje të rrezikshme të mendoj sikur ajo të jetë mbrëmja e fundit që kam parë” shpjegoi ai. 41-vjeçari austriak vazhdoi, “Kur ka një ngjarje kaq të rëndësishme është e ditur që e gjithë bota do të jetë duke të parë, ka më shumë se krenari këtu. Është çështje jetë a vdekje. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodh me trupin ndërsa kalon shpejtësinë e zërit. Disa pjesë të trupit do të jenë supersonike, ndërsa disa të tjera subsonike. Ky do të jetë një moment vërtet kritik.”

Baumgartner qetësohet nga detajet inxhinierike që behën të ditura sot tek Sage Cheshire Aerospace, ku skuadra shkencore e Red Bull Stratos prezanton teknologjinë e cila do bëjë të mundur kthimin e tij përsëri në tokë – duke shpresuar të thyejë një rekord të ri, por më e rëndësishmja është të zbresë shëndoshë e mirë.

Foto të tjera, te Galeria

Çfarë duhet për të realizuar rënien e lirë nga kufijtë e hapësirës

Përveç “lëkurës së dytë” të Baumgartner, kostumit të hapësirës, pajisjet e tjera plotësuese të nevojshme për hedhjen e lirë nga 36,000 metra janë: një balonë gjigante heliumi; një kapsulë e presuar; një paketë e vendosur në gjoks që monitoron gjatë gjithë kohës dhe një sistem personal parashutimi ndryshe nga të gjithë ekzistuesit.

Balona: Balona 9-milion-metër-kub (më shumë se 10 herë më e madhe se balona që përdori Joe Kittinger kur vendosi rekordin ekzistues në 1960) është e përbërë nga polietileni, i cili është vetëm 0,002 centimetër e trashë. Edhe pse materiali i balonës është më i hollë se mbështjellësja e një sanduiçi, ajo ka një madhësi prej 40 hektarësh dhe një vlerë prej 3,000 pounds.

Një vinç gjigant (rreth 25 ton) do të përdoret për procesin delikat të lançimit, kur kapsula duhet manovruar në mënyrë perfekte për t’u varur në balonë pa krijuar shkëputje. Koha e humbur ose pozicionimi i gabuar mund të shkaktojnë rënien e kapsulës në tokë ose dëmtimin e saj – duke rrezikuar misionin dhe vetë Falix Baumgartner.

Kapsula: Përsa i përket kapsulës, ajo është ndërtuar për të shërbyer si një sistem mbrojtës për jetën e Felix Baumgartner, nga ku ai do të monitorojë lëvizjen. Edhe në rast të diçkaje të paparashikuar gjatë zbritjes, ekipi shkencor i Red Bull Stratos ka punuar për të siguruar jetën e tij brenda kapsulës.

Paketa e kraharorit: Paketa është teknologjia bazë ndërsa ai do të hidhet nga kapsula. Ajo gjithashtu shërben për të bërë lidhjen me helmetën, si GPS për të vëzhguar lëvizjen e tij, gjithashtu si një kamera HD me një kënd 120 gradë.

***

Red Bull Stratos është misioni që pritet të kryhet në muajt në vijim dhe që do të shtyjë kufijtë dhe njëkohësisht do të sjellë njohuri të avancuara shkencore dhe mjekësore në fushën e eksplorimit të hapësirës dhe fluturimit.

i.l.r.n/NOA

KOMENTE