Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Rumani - Mijëra Persona Manifestojnë Kundër Masave Të Rrepta Ekonomike
English

Ekonomi - Rumani - Mijëra Persona Manifestojnë Kundër Masave Të Rrepta Ekonomike

BUKURESHT, 19 maj /ATSH-AFP/ - Mijëra rumunë protestuan sot në Bukuresht kundër një plani shtrëngues ekonomik që parashikon shkurtime pagash dhe pensionesh në sektorin publik në kuadrin e një marrëveshjeje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, njoftoi një gazetare e AFP-së. Manifestuesit, 50 000 sipas sindikatave, 30 000 sipas xhandarmësirë, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit liberaldemokrat (PDL, e qendrës së djathtë), Emil Boc, duke kërcënuar se në rast të kundërt do të organizojnë një grevë të përgjithshme më 31 maj. Arsimtarë, mjekë, policë apo edhe pensionistë të mbledhur në sheshin "Fitorja", përpara selisë së qeverisë, u bënë thirrje autoriteteve ta rishikojnë planin ekonomik të shtrëngimit të rripit që rrezikon "t'i çojë rumunët në varfërinë më ekstreme". "Nuk do të largohemi nga ky shesh deri sa qeveria të largohet", thërriste përpara protestuesve Bogdan Hosu, president i Cartel Alfa, një nga pesë konfederatat e mëdha sindikale organizatore e këtij manifestimi. Kreu i konfederatës sindikale CNSL-Fratia, Marius Petku, grisi në mënyrë simbolike një kopje të marrëveshjes së qeverisë me FMN-në në bazë të së cilës Bukureshti është angazhuar për zvogëlimin drastik të shpenzimeve publike për uljen e deficitit në 6,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB. Marian Gruia, kryetar i sindikatës së policëve, u bëri thirrje manifestuesve për "solidaritet, si në vitin 1989, kur përmbysëm diktaturën". Qeveria rumune pritet të vërë në zbatim deri në fund të muajit masat e rrepta ekonomike të premtuara për të siguruar një transh të ri nga huaja e përgjithshme prej 20 miliardë eurosh e akorduar vitin e kaluar nga FMN-ja, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore. /I.Pu.
KOMENTE