Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Zona Euro - Merkel Kërkon Një Kulturë Të Re Stabiliteti Mbi Bazën E Modelit Gjerman
English

Ekonomi - Zona Euro - Merkel Kërkon Një Kulturë Të Re Stabiliteti Mbi Bazën E Modelit Gjerman

BERLIN, 19 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje sot partnerëve evropianë të miratojnë një kulturë të re stabiliteti për vendin e tyre mbi bazën e modelit të kulturës gjermane dhe duke paralajmëruar për pasojat e pallogaritshme" për Evropën dhe për përtej saj të mungesës së disiplinës buxhetore. "Euroja është në rrezik", deklaroi kancelarja, e cila mbrojti përpara deputetëve të Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit, projektligjin për pjesëmarrjen e Gjermanisë në planin e gjerë evropian prej qindra miliardë eurosh në mbështetje të zonës euro. Niveli i borxhit të disa anëtarëve të zonës euro ka sjellë shqetësim në tregje dhe ka dobësuar monedhën unike. "Nëse nuk mbrohemi nga ky rrezik, pasojat për Evropën dhe përtej saj janë të pallogaritshme, ndërsa pasojat politike as që mund të imagjinohen", shtoi Merkel. "Nëse euro falimenton, falimenton Evropa", deklaroi kancelarja konservatore në një fjalim me tone tragjike. "Kërkoj që Evropa të angazhohet për miratimin e një kulture të re stabiliteti, duke marrë si model Gjermaninë. Kultura jonë e stabilitetit i ka treguar më së miri rezultatet", theksoi ajo. /I.Pu.
KOMENTE