English

Fier: Arrestohen Katër Persona Per Falsifikim Dokumentash Shkollore

FIER, 19 maj /ATSH, Rr.Isufaj/ - Policia arrestoi të martën në mbrëmje katër persona të dyshuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion në arsim, ndërsa drejtoresha e një shkolle të mesme ndiqet në gjendje të lirë, bëjnë të ditur burime nga policia e Fierit. Sipas Policisë, mësuesi Asllan Hetemi 44 vjeç në shkollën e mesme Levan, Renaldo Gashipo 20 vjeç nga Fieri, Eduart Kasaj 20 vjeç nga Patosi dhe stduenti Kreshnik Maloku 26 vjeç nga Fieri janë arrestuar të dyshuar për "falsifikim të dokumentave shkollore", "korrupsion pasiv" dhe "aktiv" dhe "shpërdorim të detyrës". "Asllan Hetemi, mesues ne shkollen e Mesme në Levan, në bashkëpunim me Kreshnik Malokun u kanë marrë shtetasve Renaldo Gashi, Eduart Kasaj, Petrit Gashi dhe Alban Kajolli një shumë lekësh nga 100.000 lekë të reja deri në 120.000 lekë të reja e më pas, nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, kanë bërë të mundur regjitrimin e tyre në vitin e katërt në shkollën e Mesme në Levan pa përfunduar vitet e tjera të saj", tha për ATSH-në, zëdhënësja e policisë, Valbonas Meçaj. Sipas zëdhënëses, ka nisur procedimi në gjëndje të lirë edhe ndaj drejtoreshës së shkollës, Sanie Dulla nga Levani, e cila akuzohet për shpërdorim detyre./ch/
KOMENTE