English

Fitto: Mbështesim Bashkëpunimin Ekonomik Dhe Zhvillimin E Projekteve Rajonale

TIRANË, 19 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Ministri italian për Marrëdhëniet me Rajonet, Raffaele Fitto, konfirmoi sot se "qeveria italiane është e vendosur të intensifikojë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, duke mbështetur fuqishëm bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e projekteve rajonale me rëndësi dhe interes reciprok". Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, z. Fitto konfirmoi përkrahjen e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Europian. "Kjo do të arrihet edhe nëpërmjet bashkërendimit të punës me struktura të tjera të administratës shqiptare, ndërsa synohet që strukturat qëndrore dhe ato vendore të përcaktojnë fushat e tyre prioritare në përputhje edhe me objektivat e parashtruara nga program IPA", tha ai./s.s./
KOMENTE