Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e urisë zgjati 19 ditë, me mbi 60 të larguar prej saj
English

Greva e urisë zgjati 19 ditë, me mbi 60 të larguar prej saj

Tiranë, 18 maj, NOA – Greva e urisë, e ndërmarrë nga opozita si një masë ekstreme kundër qeverisë Berisha, për të bërë presion me çdo kusht mbi transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar, zgjati 19 ditë dhe pati mbi 60 të larguar prej mjediseve të saj.

Ky është bilanci që mund të bëhet për momentin mbi këtë iniciativë politike, e cila krijoi për mëse dy javë një ngërç të skenës politike në vend, por siç u publikua nga vetë kreu i selisë rozë, Edi Rama, duhet të ndërpritet natën e sotme.

Dhe kjo ndërprerje ndodh pikërisht në një moment, kur në fakt, në qarqet mediatike dhe ato politike qarkullonin lajme për skenarë të mundshëm të zëvendësimit të grevistëve të larguar me të rinj.

Deri tani nga greva janë larguar deputetë socialistë si Agim Leka, Shegush Ligori, Olta Xhaçka, Arben Malaj dhe Blendi Klosi, si edhe dhjetëra mbështetës të tjerë të Partisë Socialiste të cilët u futën në mjediset e grevës së urisë, e improvizuar poshtë godinës së Kryeministrisë, që mbrëmjen e 30 prillit.

n.e/NOA

KOMENTE