Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, në sulm për Schweinsteiger dhe Dembele
English

Juventus, në sulm për Schweinsteiger dhe Dembele

Torino, 19 Maj NOA - Kanë dalë dy emra të rinj në merkaton e Juventusit për ekipin e ri i cili do të drejtohet nga Delneri.

Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin 25 vjeçar të Bajernit të Mynihut Bastian Schweinsteiger dhe sulmuesin 22 vjeçar të Az Alkmaar, Moussa Dembele.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, sipas të cilës dy lojtarët në fjalë do të ishin objektivat e bardhë e zinjve për sezoni e ardhshëm.

Për gjermanin drejtuesit e Juventus kanë shfaqur interes prej kohësh dhe duke parë se për Delnerin ai do të ishte një lojtar tepër i vlefshëm në formacionin që do të përdorë tekniku, atëherë mund të themi se bardhë e zinjtë do të insistojnë së tepërmi për ta sjellë atë në Torino.

r.b/NOA

KOMENTE