English

Juventus, për Delnerin prezantimi do të vijë ditën e nesërme

Torino, 19 Maj NOA - Tashmë mund të themi se Luigi Delneri do të jetë tekniku i ardhshëm i ekipit të Juventusit por, prezantimi i tij në këtë ekip do të vijë vetëm ditën e nesërme.

Me sa duket Juventus po bënë prezantimin e drejtuesve të rinj të ekipit me radhë, ku ditën e sotme ishte ajo e presidentit Agnelli dhe e drejtorit të përgjithshëm të klubit që do të jetë Beppe Marotta.

Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me bardhë e zinjtë dhe për këtë fakt është shprehur tepër i entuziazmuar.

Zyrtare është bërë dhe ardhja e Fabio Paratici, i cili do të merret me sektorin e të rinjve, ku do të jetë koordinator dhe vëzhgues i tyre.

Për sa i përket Delnerit është bërë e ditur se prezantimi i tij do të vijë ditën e nesërme.

r.b/NOA

KOMENTE