English

Kirgistan - Një I Vdekur Dhe 16 Të Plagosur Në Kirgistan

MOSKË, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Një persona ka gjetur vdekjen për shkak të përleshjeve të reja sot në Jalalabad, në jug të Kirgistanit, njoftoi Ministria lokale e Shëndetësisë, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, për momentin policia ka shpërndarë mijëra manifestuesit të cilët ishin mbledhur në qendër të qytetit. Gjithmonë sipas burimeve të ministrisë, rreth 16 persona të tjerë janë plagosur, disa nga me armë zjarri. /e.v/
KOMENTE