Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni I Ekonomisë Miraton Ndryshimet Në Ligjin Për Akcizat
English

Komisioni I Ekonomisë Miraton Ndryshimet Në Ligjin "Për Akcizat"

TIRANE 19 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot ndryshimet në p/ligjin "Për akcizat", që zgjerojnë listën e mallrave me akcizë dhe përcaktojnë masa në rastet e shkeljeve, kundërvajtjeve dhe sanksionet e përcaktuara në ligjin ekzistues të akcizave. Kryetari i Komisionit, Edmond Spaho tha se ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në zgjerimin e listës së produkteve të akcizueshme, që përfshijnë edhe disa mallra me ndikim mjedisor. Po kështu, tha ai, ndryshimet përcaktojnë uljen e akcizës për disa produkte si kafeja, me qëllim nxitjen e industrisë së përpunimit të kafesë në vend, si dhe heqjen nga lista të produkteve të akcizueshme të mallrave të parfumerisë dhe kozmetikës, jo vetëm me qëllim shmangien e kontrabandës, por edhe si një praktikë, që është në përputhje me atë të shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në ndryshimet e miratuara përfshihet heqja nga lista e produkteve të akcizueshme të llampave me filament, me qëllim nxitjen e konsumatorit shqiptar për përdorimin e tyre si llampa ekonomike. Gjatë diskutimeve, deputetët vlerësuan se hartimi i shtesave dhe ndryshimeve synon nxitjen e prodhimit vendas, shmangien e evazionit fiskal dhe mbrojtjen e mjedisit./n.m/
KOMENTE