English

Lajme Shkurt Nga Rrethet - Kronikë - 19 Maj 2010

* Godet për vdekje me sopatë babain e tij, arrestohet autori GRAMSH - Një 76 vjeçar ka gjetur humbur jetën të mërkurën, pasi është goditur me sopatë nga djali i tij. Sipas policisë, Halim Lila është goditur me sopatë në kokë nga i biri Avni Lila, 28 vjeç, me pasojë vdekjen, pas një debati mes tyre. Sipas dëshmive të marra nga familjarët mësohet se 28 vjeçari ishte i sëmurë mendor. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj ngjarjeje me pasojë vdekjen. Ky është rasti i dytë i krimit në familje gjatë këtij viti, në qarkun e Elbasanit. Rreth tre muaj më parë, një 70 vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me sopatë në kokë nga djali i tij./m.sadiku/ch/ * Arrestohet një person, sekuestrohen armët dhe municionet luftarake në banesë LEZHË - Policia arrestoi të mërkurën një person nga Laçi, të dyshuar për posedim armësh dhe municionesh luftarake. Sipas policisë, është arrestuar Zef Prenga, 55 vjeç, dhe në banesën e tij janë sekuestruar një sërë armësh dhe municionesh luftarake. Armët e sekuestruara janë dy automatikë mod-56, një pushkë mod-63, një mitroloz i lehtë, dy granata dore, shtatë krëhëra armë zjarri dhe treqind copë fishekë të llojeve të ndryshme./g.marku/ch/
KOMENTE