Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lideri i DR-së, takon ambasadorin britanik
English

Lideri i DR-së, takon ambasadorin britanik

Shkup, 19 maj, NOA - Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani ka vazhduar takimet me përfaqësues diplomatik në Maqedoni, në kuadrin e të cilëve u zhvillua edhe ai me ambasadorin britanik Andreu Key me të cilin biseduan rreth çështjeve aktuale politike, ndërsa theks të veçantë iu dha edhe situatës së sigurisë në vend.

Nga ana e tij, lideri i DR, Selmani, informoi ambasadorin me arsyet e mospjesëmarrjes së tij në takimin e liderëve të ftuar nga presidenti Ivanov, duke thënë se Demokracia e Re dhe ai janë të gatshëm për dialog politik në çdo moment kur në axhendë do të ndodhen temat të cilat DR-ja i ka karakterizuar si çështje që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Selmani rikonfirmoi qëndrimin e tij dhe të partisë se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut të mirëfilltë politik dhe se DR nuk përkrah realizim të qëllimeve përmes dhunës.

Nga ana tjetër, ai tha se marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj edhe më tej paraqesin burim kryesor ku duhet të gjendet zgjidhje për çështjet me karakter etnik.

Sa u përket integrimeve euro-atlantike, Selmani deklaroi se ngecja e procesit integrues të vendit ka reflektuar negativisht në marrëdhëniet ndëretnike dhe se nevojitet konsensus i menjëhershëm ndërpartiak dhe ndëretnik për kontestin e emrit.

Ndërsa ambasadori britanik, Key, tha se është esenciale që në këtë moment të intensifikohet dialogu politik dhe të arrihet deri te zgjidhja e çështjeve që kanë tensionuar marrëdhëniet ndëretnike dhe situatës së sigurisë në vend.

Key ripërsëriti qëndrimin e zyrtarëve të shumtë të huaj në vend se denoncojnë çdo formë të dhunës për realizime të qëllimeve politike dhe se janë liderët politik ata të cilët qytetarëve duhet t’iu ofrojnë zgjidhje për problemet që i shqetësojnë.

n.e/NOA

KOMENTE