Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi: Kriza Politike Zgjidhet Përmes Dialogut Politik
English

Lsi: Kriza Politike Zgjidhet Përmes Dialogut Politik

TIRANË, 19 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Lëvizja Socialiste për Integrim, ritheksoi sot domosdoshmërinë e një dialgou politik mes partive politike, për zgjidhjen e situatës politike në vend. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha sot në një konferencë për shtyp se, "situata e krijuar për shkak të grevës së gjatë të urisë dhe e gjithë gama e problemeve që shfaq ajo, nuk mund të zgjidhet ndryshe përvecse sipas standarteve europiane, që do të thotë, përmes dialogut politik dhe institucional mes palëve". "LSI është e gatshme të kontribojë për të gjetur pikat e bashkimit, për të gjetur atë që mund të çojë në konsensusin politik mes palëve në një zgjidhje politike në të mirë të interesave të vendit", tha Rama. Ai shtoi edhe se "interesat e vendit duhet të përjashtojnë egon personale të çdo lideri. Interesat e vendit duhet përjashtojnë protagonizmin absurd dhe t'i ftojnë palët që të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit në dialogun politik". Sipas tij, "zgjidhja nuk mund të vij prej rrugës, prej imponimit dhe as prej kërcënimit, sepse praktikat e rrugës dhe të imponimit përmes saj nuk janë praktika europiane, nuk vijnë në përputhje me interesat europiane të Shqipërisë". Në këtë drejtim shtoi ai, "rikthimi në Kuvend do të krijonte momentin e parë për tu ulur palët në dialog dhe për tu dhënë mundësinë atyre të shpalosin alternativa që të çojnë tek proçesi i rëndësishëm i transparencës, tek funksionimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet e 28 qershorit 2009"./n.m/
KOMENTE