Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Namik Dokle: 2000 qytetarë dhe deputetët e PS, duan të futen në grevë
English

Namik Dokle: 2000 qytetarë dhe deputetët e PS, duan të futen në grevë

Tiranë, 19 maj, NOA – Ekziston një gatishmëri e plotë e të gjithë grupit parlamentar socialist për të hyrë në grevën e urisë poshtë godinës së Kryeministrisë dhe mbi 2000 qytetarë janë të gatshëm gjithashtu që ta ndërmarrin një hap të tillë.

Një fakt të tillë e ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, duke sqaruar lajmet që janë publikuar së fundmi në media se ekzistoka “një listë deputetësh apo qytetarësh që do të hyjnë në grevë”.

“Dua t’ju them që nuk ka listë, por tërë grupi parlamentar dhe 2 mijë qytetarë që duan të futen në grevë urie”, tha Dokle.

Duke shtuar se “momenti se kur do të hyjnë në grevë, qoftë deputetët, qoftë qytetarët, nuk vendoset nga media, por vendoset nga grevistët që janë brenda”.

Për këta të fundit, Dokle ka pohuar se “kanë një moral të jashtëzakonshëm dhe një vendosmëri të patundur, për të vazhduar deri në fund, deri në zgjidhjen përfundimtare të transparencës që ata kërkojnë”.

n.e/NOA

KOMENTE